Site icon Telegrafi

Përvjetori i heshtur i çlirimit të Prishtinës (Video)

17-vjetori i çlirimit e gjen Prishtinën pa ndonjë organizim të madh për këtë datë.

E, pikërisht për këtë përvjetor, Komuna – së bashku me organizatën “Organizata” – kanë hapur ekspozitën “Prishtina e humbur” me qëllim të kujtimit të Prishtinës së vjetër, raporton KTV.

Në 12 panelet e vendosura në sheshin “Adem Jashari”, janë vendosur fotografi nga arkivi i Komunës, të papublikuara më parë e që janë shkrepur në vitet e ‘50-a dhe ‘60-a të shekullit të kaluar.

Por, ndryshe nga përvjetorët e tjerë, kësaj radhe kryeqyteti nuk është stolisur me flamuj e as nuk pati ndonjë organizim më të madh.

12 qershori është dita zyrtare e çlirimit të Kosovës. Por të gjitha komunat festojnë ditët e tyre të çlirimit në data të ndryshme të muajit qershor.

Qytetet kryesore festojnë nga data 11 deri më 17 qershor: Prishtina më 11 qershor, Ferizaj më 12, Prizreni më 13, Gjakova më 14, Gjilani më 15, Peja më 16 dhe Mitrovica më 17 qershor.

Shumica e komunave pushojnë në këto data, edhe pse ato nuk janë pjesë e kalendarit të pushimeve.

Exit mobile version