Site icon Telegrafi

“Perversë, minj gjigantë, tregtarë të drogës, dhe jo vetëm kaq”: A është kjo rruga më e keqe e Britanisë? (Foto/Video)

Prezenca e perversëve, kërcënimet me vdekje, zjarrëvëniet dhe tregtarët e drogës në një nga rrugët më të këqija të Britanisë së Madhe i kanë lënë banorët e tmerruar që të ndihen “të bllokuar” në shtëpitë e tyre, ka thënë një baba i shqetësuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Jamil Akhtar, 44 vjeç, i cili jeton në “rrugën e ferrit”, i cili thotë se ka gjetur jashtëqitje njerëzore mbi trotuare dhe minj gjigantë, si dhe një kafshë që është therur dhe e pjekur në një kopsht.

Ai ka frikë për sigurinë e gruas së tij dhe tre fëmijëve dhe kërkon një “jetë normale” mes kaosit që ka vazhduar me vite.

Jamil ka thënë se rruga është dëmtuar nga tregtarët e drogës, parku lokal trajtohet si një “kafene kanabisi” dhe një njeri u pa duke masturbuar në publik.

Dhe kjo nuk janë të gjitha. Aty thuhet se policia thirret në rrugë mesatarisht 20 herë në vit, me 180 incidente të raportuara në nëntë vitet e fundit.

Jamil, i cili jeton në Colebrook Road, Sparkhill, ka thënë: “Ne ndihemi kaq të tmerruar. Nëse largohemi nga shtëpia, nuk dimë se çka do të ndodhë jashtë derës sonë – ose a do të futet dikush brenda shtëpisë”.

Dhjetë krime serioze u raportuan në atë rrugë vetëm vitin e kaluar – në të cilën ka vetëm 24 shtëpi. /Telegrafi/

Exit mobile version