Këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj vazhdon të mahnitë publikun me paraqitjen e saj në “Your Face Sounds Familiar”.
Ajo është pjesë e panelit të jurisë në këtë spektakël, ku çdo javë gjykon konkurrentët për imitimin e personazhit që ata kanë zgjedhur për në skenë.
E kuruar në çdo detaj, elegante dhe nganjëherë seksi, është kjo Albërie Hadërgjonaj e cila bën që e gjithë vëmendja e publikut të kthehet nga ajo.
Së fundmi, Albërija ka publikuar edhe një video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mjaft seksi e veshur me një fustan transparent me gurë vezullues, gjersa në sy bien lëvizjet e saj provokuese dhe ekspozimi i gjoksit.
Ndonëse i ka kaluar të 40-tat dhe është gjyshe, Hadërgjonaj vazhdon të ruajë mjaft mirë linjat dhe të ketë një trup seksi. /Telegrafi/