Telegrafi

Përveç si aktore, Rita Ora edhe me këngë në filmin “Fifty Shades Darker” (Foto)

Rita Ora përveç se do të jetë aktore në ‘Fifty Shades Darker’, këtë herë do të jetë edhe protagoniste me këngë.

Producentët e filmit kanë përfshirë një këngë të Ritës në film, i cili do të jetë vazhdim i ‘Fifty Shades of Grey’.

Rita Ora që luan rolin e motrës së Grey, Mia përmes një mesazhi në Instagram ka bërë të ditur se kënga me titullin ‘Kiss Me’ do të jetë në pjesën e dytë të serisë “Fifty Shades Of Grey”.

Kujtojmë se filmi do të jetë i pranishëm në ekranet e mëdha të kinemave botërore prej 8 shkurtit. /Telegrafi/