Përveç rinovimeve me Leonardo Bonuccin dhe Paulo Dybalan, skuadra e Juventusit është duke menduar edhe për blerjet.
Mbrojtësi do të firmosë një kontratë deri në 2021 me një pagë prej 5 milionë Euro.
Për më tepër për Bonuccin është projektuar edhe një e ardhme si kapiteni i skuadrës, pasi Buffon të jetë tërhequr nga futbolli i luajtur.
Edhe për Dybalan është përpiluar një kontratë si ajo e Bonuccit, pagë prej 5 milionë eurosh në sezon.
Përsa i përket blerjeve, Axel Witsel dihet se do të bëhet bardhezi.
Belgut i përfundon kontrata me Zenit dhe Juventus i ka ofruar klubit rus 6 milionë Euro në sezon, nëse kjo ofertë s’pranohet, Witsel do të vijë në Torino me parametra zero.
Juventus ka hedhur sytë edhe nga Ligue 1 dhe pikërisht te Blaise Matuidi, situatën e të cilit po e monitorojnë prej kohësh. Problemi qëndron te PSG që nuk lëshon aspak pe në lidhje me të ardhmen e këtij futbollisti.
Por objektivi madhor i kampionëve të Italisë së fundmi janë bërë pikërisht James Rodriguez e Marco Verratti.
Kolumbiani po aktivizohet pak te Reali i Madridit dhe mund të kërkojë largimin.
Ndërsa Verratti nuk ka raporte të mira me Emery dhe në muajt e verës gjithçka mund të ndodhë.
Pengesa për Juventusin në këtë pikë është aspekti ekonomik; Rodriguez dhe Verrati pëlqehen edhe nga klube të Ligës Premier me të cilët Juventus e ka të vështirë të konkurrojë sa u përket financave.