Site icon Telegrafi

Përveç dukjes dhe karakterit, nga e ëma mund të trashëgojmë edhe këto 10 sëmundje

Sëmundje të ndryshme mund të trashëgohen ekskluzivisht nga nëna

Përveç dukjes dhe karakterit, gjenet bartin predispozita edhe për disa sëmundje, ndër to janë:

Osteoporoza

Te kjo sëmundje e kockave, të cilat i bën më të brishta dhe më të thyeshme që në fakt janë tipike te popullata femërore dhe gjithsesi edhe faktori trashëgues përmendet si kryesor. Osteoporoza shfaqet kryesisht pas menopauzës kur kockat humbin kalciumin.

Gjëja më e rëndësishme për ta bërë është parandalimi – merrni sa më shumë kalcium, por dijeni se ai përthithet në mënyrë adekuate vetëm kur kombinohet me vitaminën D. Gjithashtu nuk rekomandohet konsumimi i pijeve të gazuara, sepse në rastin e një faktori trashëgues, rreziku i osteoporozës rritet deri në 14%, që nuk është i parëndësishëm, transmeton Telegrafi.

Artriti reumatoid

Edhe pse akoma nuk është definuar në mënyrë të saktë shkaktari i kësaj sëmundjeje e cila definohet si autoimune, konsiderohet që artriti reumatoid në fakt është kombinimi i faktorit trashëgues dhe kushteve të ambientit.

Artriti reumatoid nuk është aspak naiv, sepse sulmon kyçet, është sëmundje degjenerative dhe në një stad të caktuar të avancuar mund të nënkuptojë edhe karrige me rrota.

Rekomandohet një mënyrë jetese e shëndetshme dhe aktivitet fizik, dhe është veçanërisht e rëndësishme të kujdeseni për shëndetin e dhëmbëve sepse, për shembull, është vërtetuar se periodontiti, si një sëmundje e mishrave të dhëmbëve që çon në humbjen e dhëmbëve, është gjithashtu një rrezik i shtuar i artritit reumatoid.

Plakja e parakohshme

Shkencëtarët kanë zbuluar një grumbull gjenesh të cilat janë përgjegjëse për atë se sa gjatë arrijmë të ruajmë rininë tonë. Ato barten nga gjenerata në gjeneratë sipas linjës së nënës. Ekziston mundësia që të trashëgojmë ADN-në e dëmtuar, e cila do të përshpejtojë procesin e plakjes.

Shkencëtarët nuk kanë gjetur ende një mënyrë për të kthyer kohën pas, por është e nevojshme të bëhet zakon përdorimi i kremrave me faktor të lartë mbrojtës (SPF), pasi ndjeshmëria ndaj diellit është gjithashtu e trashëgueshme.

Depresioni

Nga depresioni sëmuren më shumë se 300 milionë njerëz çdo vit, dhe është konstatuar që me këtë gjendje mendore janë të prira posaçërisht femrat, gjë që përfshinë edhe depresionin pas lindjes. Gjithashtu, shkenca ka zbuluar që një ndër faktorët i cili i kontribuon shfaqjes së depresionit dhe pranisë së gjenit Slc6a15, trashëgohet natyrshëm.

Sigurisht, depresioni është një gjendje e shërueshme, por është gjithmonë e rëndësishme të kërkoni ndihmë profesionale.

Glaukoma

Glaukoma te femrat është shumë më e shpeshtë se sa te meshkujt, ndërsa mutacionet gjenetike të cilat shkaktojnë këtë sëmundje janë të trashëguara.

Parandalimi i sëmundjes: Shkoni në kontroll. Derisa të mbushni 40 vjeç, duhet të shkoni te një okulist çdo 2-4 vjet. Midis 40 dhe 54 vjet për 1-3 vjet. Nga 55 në 64, çdo vit ose dy, dhe pas 65 çdo 6-12 muaj.
Ushtrime të rregullta të moderuara – ecje ose vrapim – 3 ose më shumë herë në javë. Mund të bëni edhe joga, por shmangni pozicionet e përmbysura, në të cilat ngarkesa bie në qafë dhe në shpatulla.

Sëmundjet kardiovaskulare

Ruajtja e yndyrës te femrat përcaktohet gjenetikisht dhe nëse është tipike për zonën e stomakut, nënkupton edhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës, pra dyfishohet.

Ajo lidhet gjithashtu me nivelin e kolesterolit dhe akumulimin e yndyrave në enët e gjakut, të cilat të gjitha mund të shkaktojnë gjendje të tilla si sulmi në zemër, hipertensioni, diabeti. Në këtë rast është i nevojshëm aktiviteti fizik, ushqimi i shëndetshëm dhe dietik, lënia e duhanit dhe konsumimi i alkoolit.

Migrena

Femrat vuajnë nga migrena 3 herë më shumë se meshkujt dhe gjithashtu është vërejtur se shpesh ndodh që tendenca për dhimbje koke kaq intensive të jetë e predispozuar gjenetikisht.

Ajo që mund të bëni vetë është të reduktoni marrjen e kafeinës, alkoolit, sheqerit, të pini sa më shumë ujë që të jetë e mundur për të qëndruar të hidratuar dhe për të fjetur mjaftueshëm.

Pagjumësia

Shkencëtarët kanë zbuluar se çrregullimet kronike të gjumit të këtij lloji ndikohen jo vetëm nga faktorët psikogjenë, stresi etj., por edhe nga gjenet që trashëgojmë përmes linjës femërore. E kemi përmendur pak më parë se ekziston një lidhje gjenetike në sëmundjet si depresioni dhe kjo vlen edhe për çrregullimet e ankthit dhe neurozat.

Mundohuni të vendosni një bioritëm për të shkuar në shtrat deri në orën 23:00, mos pini kafe dhe hani ushqim të rëndë në mbrëmje, dhe nëse stërviteni – aktiviteti fizik duhet të jetë së paku 4 orë para se të shkoni në shtrat.

Sëmundja e Alzheimerit

Kjo ishte një formë e demencës, e cila është gjithashtu më e zakonshme tek femrat sesa tek meshkujt. Një faktor gjenetik është gjithashtu i rëndësishëm dhe mënyra e jetesës mund të zvogëlojë rrezikun e Alzheimerit.

Ju duhet të eliminoni yndyrat dhe sheqernat e këqija nga dieta juaj, të kontrolloni kolesterolin dhe presionin e gjakut, të angazhoheni në aktivitet fizik sepse rrit rrjedhjen e oksigjenit në trup.

Kanceri i gjirit dhe vezoreve

Në botë, ndoshta rasti më i famshëm lidhur me këtë temë është aktorja Angelina Jolie, e cila para disa vitesh bëri mastektominë e gjoksit dhe më pas heqjen e vezoreve, pasi u konstatua se kishte një mutacion të gjenit përgjegjës për këto sëmundje, nga i cili vdiqën fëmijët e saj, nëna dhe gjyshja.

Megjithatë, nga pikëpamja mjekësore, një lëvizje e tillë është drastike, sepse në fakt është parandaluese, përpara se sëmundja të diagnostikohet.

Përgjithësisht nëse ka rrezik, para së gjithash sugjerohen ekzaminime të rregullta, por edhe një mënyrë jetese e shëndetshme që përjashton duhanin, konsumimin e tepërt të alkoolit. Gjithashtu, rekomandohet lindja para moshës 30 vjeçare. sepse është vërtetuar se kjo zvogëlon edhe rrezikun e kancerit të gjirit dhe vezoreve.

Dhe për ta përsëritur edhe një herë – parandalimi është gjithmonë më i rëndësishmja dhe më efektivja. Prandaj shkoni rregullisht te mjeku për kontrolle dhe veçanërisht kujdesuni nëse në familjen tuaj ka ndonjë nga këto sëmundje përmes linjës femërore. /Telegrafi/

Exit mobile version