Aviokompania më e madhe jugkoreane Korean Air në javët e ardhshme, përveç bagazhe do të fillojë edhe me matjen e pasagjerëve.
Korean Air në ueb-faqen e saj ka konfirmuar se do të “mat peshën mesatare të pasagjerëve së bashku me bagazhin e tyre për shkak të sigurisë gjatë fluturimit”, raporton Independent.
Një lëvizje të ngjashme në qershor e ka njoftuar edhe aviokompania Air New Zeland nga Zelanda e Re.
Pasagjerët që udhëtojnë në dy aeroportet më të frekuentuara në Korenë e Jugut që të dy në qytetin e Seulit, do të luten të hipin në peshore.
Pasagjerët që udhëtojnë Brenda shtetit nga aeroporti Jimpo do të mund të maten nga 28 gushti deri më 6 shtator, derisa e njëjta vlen për pasagjerët që kalojnë nga aeroporti ndërkombëtar Incheon, por nga 8 deri më 19 shtator.
Nga aviokompania kanë konfirmuar se nëse pasagjerët nuk duan që të tjerët të mësojnë sesa peshojnë, kanë mundësinë të heqin dorë – duke informuar personelin e aeroportit për këtë.
Ministria koreane e Infrastrukturës dhe Komunikacionit ka njoftuar se të gjitha aviokompanitë jugkoreane duhet të matin pasagjerët së bashku me valixhet e tyre për të avancuar “standardet e peshës dhe balancit në aeroplan”, tha zëdhënësi i Korean Air për Independent. /Telegrafi/