Telegrafi

Përurohet shtegu malor Via Dinarica

Sot në vendin malor Reka e Allagës në Pejë, përurohet shtegu malor Via Dinarica.

Përurimi i segmentit kosovar të shtegut malor Via Dinarica, me gjatësi prej 120 km, do të lidhë turizmin e Kosovës me platformën e produktit turistik global Via Dinarica, duke zgjeruar me këtë ofertën turistike dhe rritur punësimin në sferën e turizmit.

USAID-i ka mbështetur shënjimin e këtij shtegu si pjesë e përpjekjeve të tij për rritjen e mundësive të bërjes biznes për turoperatorët e Kosovës. /KP/