Site icon Telegrafi

Përurohet sheshi “Skënderbej” në Tiranë, Rama për pak sa nuk u rrëzua! (Foto/Video)

Plot 100 vite nga krijimi, sheshi “Skënderbej” në Tiranë, vendi simbol i shqiptarëve merr një pamje të re.

Lexo po ashtu Imazhe spektakolare brenda sheshit “Skënderbej” (Foto)

Sot përurohet shndërrimi i këtij sheshi, për të cilin u deshën 10 muaj punë për të krijuar një hapësirë pedonale prej 28 mijë metrash katrore.

Sheshi “Skënderbej” mori këtë emër në vitin 1913 dhe në një shekull ka pësuar shumë ndryshime.

Bashkia e Tiranës mban një koncert festiv madhështor në përurimin e sheshit, ndërsa me mijëra njerëz janë mbledhur në të, ku pritet të interpretojnë edhe shqiptarë arbëreshë.

Në fjalën e tij, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoj të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre për ndërtimin e sheshit, ndërsa zbuloi se Bashkia ka marrë edhe një ftesë nga bienalja e Çikagos.

“Jemi të ftuar ta prezantojmë këtë shesh në bienalen e Çikagos, si një nga modelet më të bukura të arkitekturës moderne në botë”, tha Veliaj.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, për pak ra në tokë sot gjatë inaugurimit të Sheshit. Sapo zbriti nga makina, përpara derës së Bashkisë së Tiranës, Rama u pengua.

Exit mobile version