Site icon Telegrafi

Përurohet rruga nacionale që lidh Prizrenin me autostradën “Ibrahim Rugova”

Zëvendësministrat e Infrastrukturës, Fehmi Mujota dhe Hanefi Muharremi, së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja me bashkëpunëtorë, përuruan sot rrugën nacionale N23 në Hoqë të Qytetit , e cila lidh Prizrenin me Autostradën “Ibrahim Rugova”.

 

Ndërtimi i kësaj rruge, që ka një gjatësi prej 1,22 kilometra, ka filluar në fund të vitit të kaluar, ndërsa vlera e kontratës për ndërtimin e saj është 1,251,586.43 euro. Realizimin e këtij projekti rrugor të një rëndësie të veçantë e ka financuar Ministria e Infrastrukturës.

 

Në fjalët e tyre përuruese, zëvendësministrat folën për rëndësinë e këtij projekti të infrastrukturës rrugore dhe për rëndësinë e tij për qytetarët e rajonit të Prizrenit dhe të qendrave të tjera përreth.

 

Me lidhjen e Prizrenit me Autostradën “Ibrahim Rugova” krijohen parakushte për një zhvillim edhe më të hovshëm ekonomik të kësaj ane, por njëkohësisht u mundësohet qytetarëve, nëpërmjet autostradë, lidhja më e shpejtë me bregdetin shqiptar, thuhet në komunikatën e MI-së.

Exit mobile version