Site icon Telegrafi

Përurohet objektit i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Radavc të Pejës

Me një ceremoni solemne është përuruar sot objektit i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Radavc të Pejës.

Përmes një komunikate për medie është bërë e ditur se, objekti i ri do të ofrojë kushte më të mira pune dhe aktiviteti për zyrtarët policorë që do të punojnë në kuadër të mbikëqyrjes së kufirit për atë rajon.

Zyrtarët policorë që do ta shfrytëzojnë këtë objekt do të kenë në mbikëqyrje vijën kufitare prej 101 km (79 km me Malin e Zi dhe 22 me Serbinë).

Pjesëmarrës në ceremoninë përuruese ishin: Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj, përfaqësues nga ICITAP-it amerikan, kryetari i komunës së Pejës, përfaqësues nga Policia e Shtetit të Shqipërisë, eprorë e zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Gjatë ceremonisë solemne u mbajt një minutë heshtje për policët që kanë humbur jetën nga COVID-19. Më pas Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Qalaj gjatë fjalimit të tij ndër të tjera tha se në këtë kohë pandemie, Policia e Kosovës është e angazhuar, së bashku me institucionet tjera të vendit, në ndërmarrjen e masave parandaluese për përhapjen e pandemisë.

Ndërtimi i objektit të stacionit policor në Radavc krijon kushte më të mira për policët kufitarë, të cilët kujdesën për kufijtë e Kosovës.

Në ceremoni morën fjalën edhe kryetari i Komunës së Pejës, Muhaxheri i cili i urojë punonjësit e PK-së për objektin e ri, komandanti i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen Kufitare në Radavc, Azmir Zehiqi tha se më herët kishte mungesë hapësire për punë dhe aktivitetet policore, prandaj ai u shpreh i lumtur që do ta kenë tani e tutje një objekt modern që i plotëson të gjitha kushtet.

Një fjalë rasti pati edhe Drejtori i Drejtorisë rajonale të Policisë Kufitarë- Perëndimi, kolonel Nexhmi Krasniqi i cili tha se ndërtimi i këtij objekti, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ua ka lehtësuar punën dhe zyrtarët policorë të këtij stacioni, kanë arritur dhe do të arrijnë edhe më tej të luftojnë dukuri negative e kryesisht kontrabandën ndërkufitare. /Telegrafi/

Exit mobile version