Site icon Telegrafi

Përurohet ndërmarrja sociale në Obiliq

Kjo ndërmarrje ka për qëllim integrimin në punë që në këtë rast konkret është punësimi i 12 grave. Gjithashtu pritet që ‘Tallagani i Grave’ të luaj rol të rëndësishëm në avancimin dhe përkrahjen e grave në komunën e Obiliqit duke krijuar mundësi të mëtutjeshme punësimi për gratë në sektorin e tekstilit.

Kjo ndërmarrje sociale është e pesta me radhë e themeluar në Kosovë nga UNDP, ndërmarrje këto që kanë për qëllim krijimin e shanseve për aftësi pune dhe punësim për individë që konsiderohen të cenueshëm dhe që kanë vështirësi t’i qasen tregut të punës.

Në ngjarje do të jenë të pranishëm edhe kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Andrew Russell.

Themelimi i ndërmarrjes është bërë falë mbështetjes financiare të projektit të UNDP-së në kuadër të Paktit Territorial për Punësim, që është pjesë e projektit të Fondit të Mirëbesimit për Siguri Njerëzore të Kombeve të Bashkuara, “Krijimi i një të ardhme më të mirë për qytetarët e   komunave  Fushë Kosovë dhe Obiliq”.

Exit mobile version