Arta Shehu Zaimi, themeluese e JCoders Academy dhe Labbox.
Duke u kthyer në kohë Arta shpalos më shumë rreth këndvështrimit të saj mbi të drejtat e punëtorëve, nga një punonjëse në një punëdhënëse të një kompanie shumë të avancuar, e cila numëron një numër të lartë të punëtorëve.
Studente, punonjëse deri tek një punëdhënëse e suksesshme.
Motivimet personale që në moshën e re e orientuan Artën në shkencat teknike, duke lënë anash edhe dëshirën e prindërit të saj që ajo të jetë një mjeke në të ardhmen.
Orientimi në shkencat teknike në kohën e studimeve të Artës nuk ishte i lehtë duke marrë parasysh se në numër dominonin studentët burra. Që nga dita e parë e studimeve Arta ka qenë e bindur që përfundimi i studimeve në drejtimin e shkencave teknike do e sjelltë atë si një profesioniste në këtë fushë.
Gjatë studimeve të vitit të tretë, Arta nis punën e parë. Pas asaj u punësua në bankën Raiffeisen, duke i mundësuar zhvillim më të avancuar profesional.
Suksesi e shoqëroi Artën! Arta sot është themeluese e dy kompanive mjaftë të mëdha siç janë JCoders Academy dhe Labbox.
Kompani të themeluar nga Arta, të cila ofrojnë shërbim abonimi për komplete elektronike eksperimentuese për fëmijë, të përshtatshme për moshat e tyre, për t’i frymëzuar ata për inxhinieri.
Gra të shkolluara në numër më të lartë në krahasim me burrat por në numër më të ulët të punësuara.
Arta pohon se kultura e instaluar si shoqëri patriarkale luan një rol në këtë drejtim. Megjithatë nga përvoja e saj Arta tregon se punonjëset gra në praktikë rezultojnë me qenë më të suksesshme, kryejnë punë më shpejtë dhe janë më të gatshme në përvetësimin e njohurive të reja.
Të drejtat e punonjësve në vendet e tyre të punës
Arta si frymë pozitive e sheh faktin se gjeneratat e reja më nuk janë vetëm falënderues për vendet e tyre të punës, ata vazhdimisht drejtojnë kërkesat tek punëdhënësit e tyre e që lidhen me avancimin profesional të tyre.
Gjithashtu, tregon se pajisja me kontrata nuk është më temë në kompaninë që Arta udhëheq.
Rolin e punëdhënësit e sheh në përkrahjen e punonjësve në mënyrë që ata të jenë në versionet më të mira të tyre. Për më tepër Arta tregon se si fleksibiliteti në orar prej 8 orësh në ditë në kompaninë e saj ndikoi pozitivisht në produktivitetin e punës.
Mesazhi për gjeneratat e reja
Arta pohon se në garantim të suksesit, gjeneratat e reja duhet të marrin vetë përgjegjësi në ndërtimin e së ardhmes së tyre, duke strukturuar mendimet në drejtimin që duhet ecur si dhe duke mos harruar se edhe vendimet e vogla japin drejtim.
Ky podcast është seri e podcasteve “Përtej punësimit: Të drejtat në punë” që zhvillohen nga Qendra për Politika dhe Avokim me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij podcasti është përgjegjësi e vetme e Qendrës për Politika dhe Avokim dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian apo Rrjetit për Raportim të Diversitetit 2.0