Vendet mike të Maqedonisë duan ta shohin atë në prosperitet, ndërsa vetë ne i kemi dyert e hapura për bashkëpunim me botën. Na mbetet t’i zbatojmë reformat e Planit 3-6-9. Perspektivat për anëtarësim në BE dhe NATO i kemi në duart tona, nga ne varet, tha kryeministri Zoran Zaev, gjatë konferencës për shtyp ku njoftoi për aktivitetet e delegacionit qeveritar gjatë qëndrimit në New York për Asamblenë e 72-të Kombeve të Bashkuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në konferencën për shtyp në të cilën morri pjesë edhe ministri i angazhuar për diasporën, Edmond Ademi, Zaev theksoi se Maqedonia ka dorë ndihmëse të vazhdojë në rrugën e progresit.
Ai informoi se në New York ka realizuar mbi 30 takime me liderë botërorë, përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare, afaristë dhe përfaqësues të diasporës së Maqedonisë.
Pikërisht diaspora, theksoi Zaev, është e gatshme të kyçet drejtpërdrejtë, edhe materialisht, edhe me resurse njerëzore për zhvillim sa më të madh dhe më të shpejtë të vendit./Telegrafi/