Një ngjarje e pazakontë është filmuar nga kalimtarët e rastit – bëhet fjalë për një burrë që brenda pak minutave ka pësuar dy aksidente trafiku, ku nga të dyja ka arritur t’i shpëtojë vdekjes.
Ai fillimisht ishte përplasur me kamionin e tij, ku kabina ishte shkatërruar plotësisht nga goditja e fortë dhe në shikim të parë dukej se askush brenda saj nuk ka shpëtuar i gjallë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë në video shihet se si kalimtarët e rastit arrijnë ta nxjerrin të gjallë, dhe ta bartin deri tek një veturë tjetër që e priste për ta dërguar me urgjencë në spital.
Por, derisa qytetarët po ia mblidhnin gjësendet nëpër tokë, ai po qëndronte duke pritur i lënduar në karriget e pasme të veturës. Dhe kur askush nuk kishte pritur se do të ndodhë një gjë e tillë, veturën e parkuar brenda të cilës ishte ai e godet nga pas një kamion tjetër.
Kësaj radhe aksidenti dukej edhe më i rëndë, ku ky burrë i pafat ishte mbuluar me gjak. Megjithatë raportohet se i ka shpëtuar më të keqes pasi u dërgua në spital për tretman. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Eklp6-9crFc