Site icon Telegrafi

Personi i vdekur në Prishtinë është regjisorja Arzana Kraja

Personi i cili është gjetur sot i vdekur në Prishtinë është regjisorja, Arzana Kraja vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Policia e Kosovës.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pa jetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësitë policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Për vdekjen e Arzana Krajës kanë reaguar edhe Qendra Kinematografike e Kosovës.

“Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i sajë në fushën e kinematografisë ishte i jashtëzakonshëm! Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve”, kanë shkruar ata në profilin e tyre në Facebook. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version