Telegrafi

Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut

Një person është gjetur pa shenja jete pasditën e së dielës në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se policia ka marrë informacionin rreth orës 16:45, ndërsa ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Gashi shtoi se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

“Policia është njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në varrezat e Gurakocit. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij,” ka thënë ai.

Ndërsa bëhet e ditur se personi i vdekur është Triumf Ferati – djali i vogël i ish-kryetarit të Komunës së Istogut, të ndjerit Fadil Ferati, dhe vëllai i kryetarit aktual, Ilir Ferati.

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se trupi i pajetë i një personi, i gjetur në fshatin Gurakoc të Istogut më 24.03.2024, u dërgua për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Pasi të pranojmë raportin do mësojmë rreth shkaqeve të vdekjes së të ndjerit”./Telegrafi/