Site icon Telegrafi

Personi i plagosur në Prishtinë është jashtë rrezikut për jetë

Një person është plagosur sonte në lagjen Dardania në Prishtinë.

Shefi dhe mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Agron Çitaku, ka thënë se në orën 20:20 kanë pranuar në klinikë një person i cili është plagosur me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Çitaku ka thënë se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas doktorit, atij i janë pastruar katër plaga që ka marrë nga arma dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë, në QKUK.

Ndryshe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar se rreth orës 20:00 në lagjen Dardania në Prishtinë një person ishte plagosur.

“Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Dardania në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.

Exit mobile version