Telegrafi

Personeli mjekësor i Spitalit të Gjakovës del negativ në testin për COVID-19

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka konfirmuar se të gjitha mostrat e marra në Spitalin Regjional të Gjakovës dhe të testuara për COVID-19, kanë rezultuar negative.

Gjini tha se është vetëm një rast pozitiv dhe se ai është një banor i Rogovës së Gjakovës.

“Rezultatet e rastit të personelit mjekësor kanë dalë dhe të gjitha janë negative. Por, një rast i ri është konfirmuar në fshatin Rogovë”, tha Gjini për Telegrafin.

Ndryshe, mbrëmë Gjini kishte reaguar ashpër pasi tashmë siç tha ai ishin bërë katër ditë prej kur është diagnostikuar me COVID-19 një paciente e hospitalizuar në Spitalin e Gjakovës, por ende nuk kanë dalë rezultatet e personelit mjekësor të këtij spitali.

Lexo po ashtu Gjini kërkon me urgjencë testimin për COVID-19 të personelit në spitalin e Gjakovës

Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka shprehur shqetësimin e tij, duke thënë se këto mostra duhet trajtuar me urgjencë. /Telegrafi/