Sezoni i dytë i Squid Game ka qenë me personazhe shumë interesante, por njëri i cili më së shumti tërhoqi vëmendjen ishte Thanos apo lojtari 230 i cili luhet nga Choi Seung-hyun.
Choi ka fituar një popullaritet të madh në rrjetet sociale për mënyrën se si portretizoi karakterin në megahitin e Netflixit, duke u bërë një personazh i pikasur.
Megjithatë, jashtë këtij seriali ai është me të vërtetë reper në jetën reale, jo vetëm brenda serialit, ku lojtarët i afrohen për të bërë fotografi.
Choi filloi karrierën e tij si një reper K-pop
Seung-hyun njihet më mire për emrin e tij skenik TOP, të cilin e adoptoi në vitin 2006, kur iu bashkua grupit Bigbang, një nga grupet e para K-pop që u bë i njohur në Perëndim.
@tripcofam Player 230 was really a rapper 🤫 #squidgame #squidgameseason2 #squidgamethanos #topbigbang #bigbang #player230 #TOP #squidgamenetflix #squidgame2 #빅뱅 #빅뱅bigbang ♬ original sound – Trip or Eat
Njëri prej albumeve të tyre ishte renditur në vendin e 150-të në US Billboard.
Në vitin 2016, grupi në të cilin ai bënte pjesë, ishte grupi i pare koreano-jugor që u përfshi në listën e 100 të famshëmve më të pasur të Forbes, pasi fituan 44 milionë dollarë atë vit: më shumë se Drake, Katy Perry dhe Maroon 5 që fituan secili përgjatë vitit.
Choi, i cili ishte një reper ‘underground’ para se të bashkohej me Bigbang, ka lëshuar gjithashtu këngë solo hit “Turn It Up” dhe “Doom Dada”, por nuk ka arritur lartësitë që arriti me grupin. /Telegrafi/
Thanos is the greatest character in squid game history pic.twitter.com/i9EeGGSPDy
— Johnny (@Muzanime) December 27, 2024