Në dasmën madhështore të moderatorit të njohur Labinot Gashit-Labit, këngëtari i njohur Ramadan Krasniqi – Dani ka pasur rolin e nikoqirit të dasmës me ç’rast ka argëtuar qindra të pranishëm në ahengun që u mbajtur në ‘Luxory’ në Prizren.
Normalisht që për Danin ka pasur edhe çaste relaksi e argëtimi.
Derisa për pak minuta të pranishmit i ka argëtuar Shkurte Gashi, Dani ka shfrytëzuar momente për të vallëzuar e për tu argëtuar me miq të afërm të tij.
Dani përpos kolegëve të estradës ka qenë i shoqëruar dhe në disponim krahë miqve të tij, vëllezërve: Driton e Mentor Krasniqi, biznesmenë të njohur nga Zvicra, dhe pronarë të salloneve ‘Swiss Cars’. /Telegrafi/