Telegrafi

Personazhet e famshëm që kanë pasur varësi nga seksi

Personazhet me famë botërore, shpesh janë të ndjekur nga probleme të ndryshme.

Disa kanë probleme me alkoolin, disa me drogën e një pjesë e tyre vuajnë edhe nga varësi të ndryshme.

Shumë prej tyre bien edhe në depresion, por e besoni ose jo, ka edhe nga ata që kanë probleme serioze me varësinë nga seksi.

Në vazhdim, ju prezantojmë disa prej personazheve të famshëm që vuajnë nga kjo varësi:

Colin Farrell (Foto: Getty Images)

Aktori i njohur ka qenë shumë i përfolur për lidhjet e tij me femrat, gjë e cila e çoi përfundimisht atë në rehabilitim për varësinë e tij ndaj seksit.

Ish burri i Halle Berry, Eric Benet (Foto: Getty Images)

Ish-burri i Halle Berry, Eric Benet, ka qenë plot 35 ditë në rehabilitim nga varësia e tij prej seksit. Ai gjithashtu e kishte tradhtuar bashkëshorten e tij.

Nicole Narain (Foto: Getty Images)

Nicole Narain, një nga modelet e “PlayBoy” kishte folur haptazi për varësinë që kishte ndaj seksit.

Dean McDermott (Foto: Getty Images)

Burri i Tori Spelling, Dean McDermott, u fut në rehabilitim për “çështje shëndetësore dhe personale” që rezultoi të ishte varësia ndaj seksit.

Tiger Woods (Foto: Getty Images)

Një grup femrash dolën hapur dhe treguan varësinë që Tiger Woods ka ndaj tradhtisë dhe seksit.

Scott Disick (Foto: Getty Images)

Scott Disick kishte deklaruar si ishte i varur nga seksi në një prej episodeve të “Keeping up with the Kardashians”. Më vonë ai e tërhoqi atë që tha.

Mel B (Foto: Getty Images)

Mel B e kishte pranuar haptazi që kishte hyrë në një terapi për kurimin e varësisë ndaj alkoolit dhe seksit.

David Duchovny (Foto: Getty Images)

David Duchovny është gjithashtu një prej emrave të famshëm që është rehabilituar nga varësia ndaj seksit.

Charlie Sheen (Foto: Getty Images)

Charlie Sheen ishte pyetur vite më parë në një intervistë nëse kishte varësi ndaj seksit, dhe ishte përgjigjur duke thënë, “Sigurisht”. /Telegrafi/