Një incident është raportuar mbrëmjen e së martës, ku një qytetar kosovar ka kanosur verbalisht një zyrtar policor në Fushë Kosovë, duke e penguar atë në kryerjen e detyrës zyrtare.
Sipas raportit të policisë, pas intervistimit, i dyshuari është liruar me urdhër të prokurorit.
Ndërkohë, në një rast tjetër ka ndodhur në fshatin Kovaçec të Kaçanikut. Një qytetar tjetër kosovar ka kërcënuar verbalisht një person zyrtar.
Ky rast po vazhdon të hetohet nga autoritetet përkatëse. /Telegrafi/