Site icon Telegrafi

Personat me nevoja të veçanta njihen me aktivitetet e partive politike në Maqedoni

Shoqata “Hapni dritaret” sot mbajti dy takime në të cilat 6 partitë politike prezentuan programin e tyre para personave me nevoja të vaçanta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim siç njoftojnë nga shoqata kanë marrë pjesë pëqfaqësues nga OBRM-PDUKM-ja, PLD-ja, LSDM-ja dhe PDSH-ja.

Përfaqësuesit e partive politike prezentuan aktivitetet e tyre që planifikojnë t’i realizojnë nëse fitojnë zgjedhjet. Ndërsa të pranishmit, veçanërisht personat me nevoja të veçanta dhe prindërit e tyre treguan pengesat dhe bënë thirrje që sa më shpejtë të zgjidhet çështja për mbrojtje shëndetësore dhe arsimim të personave të këtillë.

Qëllimi i këtyre takimeve ka qenë që personat me nevoja të veçanta të njihen me aktivitetet e partive me qëllim që të kenë një pasqyrë nga afër se çfarë ofrojnë këto parti për ata./Telegrafi/

Exit mobile version