Site icon Telegrafi

Personaliteti i njohur televiziv RuPaul bën histori në ndarjen e çmimeve “Emmy Awards”

Foto: RuPaul/Emmy Awards

Ishte një natë e madhe për RuPaul, të dielën mbrëma në “Emmy Awards”.

Figura legjendare e televizionit, emri i plotë i të cilit është RuPaul Charles, të dielën në mbrëmje bëri histori në ndarjen e çmimeve “Emmy Awards”, duke u bërë personi më i shpërblyer me ngjyrë në historinë e shfaqjes me gjithsej 11 fitore, shkruan CNN.

Mbajtësi i mëparshëm i rekordit ishte kinematografi Donald A. Morgan, sipas Los Angeles Times.

Çmimi i fundit erdhi për sezonin e 13 -të të “RuPaul’s Drag Race”, i cili mori çmimin për programin më të mirë.

Duke folur për “LA Times” para ceremonisë, producenti tha se mundësia për të bërë histori ishte kuptimplotë.

Lista e plotë e fituesve në edicionin e 73-të të “Emmy Awards 2021”
Lexo po ashtu Lista e plotë e fituesve në edicionin e 73-të të “Emmy Awards 2021”

“Unë kam të gjitha plagët për t’ju treguar nga një karrierë në biznesin e shfaqjes”, tha ai.

Foto: Getty Images

“Në fakt, unë u ngjita në skenë, herën e parë për para, në 1982 dhe e kam bërë atë që atëherë. Ka qenë një rrugë e gjatë, e vështirë, por unë kam shijuar çdo minutë të saj”, u shpreh RuPaul.

Gjashtë nga fitoret e RuPaul ishin si nikoqir për një “shou” ose programe garues, më i fundit prej të cilëve u fitua fundjavën e kaluar në “Creative Arts Emmys”.

Në fjalimin e tij të pranimit të çmimit, RuPaul falënderoi ata që shkojnë në shfaqjen e tyre dhe ndajnë “historitë e tyre të guximshme”.

“Emmy Awards” u mbajt të dielën (19 shtator), në Los Angeles. /Telegrafi/

Exit mobile version