Edicioni i dytë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nga presidentja Vjosa Osmani, fillon nesër (e hënë).
Ky edicion do të mirëpresë pjesëmarrës nga më shumë se 40 shtete të botësme afro 1 mijë pjesëmarrës, me qëllim të diskutimit dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe paqes.
Ky edicion mbahet në hapësirën e hotelit “Emerald”.
Ceremonia e hapjes, zhvillohet në ora 10:00.
Për këtë ngjarje, policia ka njoftuar se nga 14 e deri më 17 prill do të ketë bllokime të përkohshme apo riorientim në disa segmente rrugore.
Policia e Kosovës, gjatë kësaj kohe do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike dhe menaxhimin e trafikut gjatë kohës së lëvizjes së personaliteteve si dhe qëndrimit të tyre në Republikën e Kosovës.
Për të mundësuar qarkullim të lirë të delegacioneve sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojnë personalitetet/delegacionet e ftuara) , ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik./Telegrafi/