Site icon Telegrafi

Persona të panjohur vjedhin para, stoli ari e pushkë gjuetie në një shtëpi në Skenderaj

Foto: Ilustrim

Persona të panjohur kanë kryer vjedhje ditën e shtunë në fshatin Likoc të Skenderajt.

Siç njofton policia, persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari, para, e pushkë gjuetie në një shtëpi.

“Ankuesi m/k ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë së tij prej ku kanë vjedhur: stoli ari dhe para të gatshme, një pushkë gjuetie me leje, dhe një pistoletë me leje”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore./Telegrafi/

Exit mobile version