Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhës që ka ndodhur dje në Prizren.
Sipas raportit të policisë thuhet se në lokalin mishtore, pronë e ankueses femër kosovare, me forcë kanë depërtuar persona të panjohur të cilët kanë vjedhur sasi të madhe të mishit dhe arkën.
Nuk raportohet vlera e saktë e mallit dhe parave të vjedhura. Rasti në procedurë hetimore./Telegrafi/