Site icon Telegrafi

Persona të panjohur vjedhin 20 mijë euro në një shtëpi në Prizren

Foto: Ilustrim

Një femër ka raportuar se gjatë intervalit kohor derisa nuk ka qenë në shtëpi disa persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë dhe nga aty i kanë vjedhur para në vlerë 20 mijë euro.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:00 deri në 22:00 në fshatin Krajk, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur është njoftuar prokurori dhe rasti është në procedurë hetimore.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjatë intervalit kohor të lartë cekur, derisa nuk ka qenë në shtëpi, person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë dhe nga aty i kanë vjedhur para të gatshme në vlerë 20.000 euro dhe një sasi stoli ari. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version