Site icon Telegrafi

Persona të panjohur lidhin një roje në Obiliq dhe hyjnë brenda objektit ku ai ishte duke ruajtur

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona kanë lidhur një roje në Obiliq, dhe janë futur në depon ku ai ishte duke ruajtur.

Rasti ka ndodhur ditën e premte, transmeton Telegrafi.

“Viktima mashkull kosovar roje në një depo, ka raportuar se tre meshkuj të dyshuar të panjohur pasi e kanë lidhur viktimën, me forcë janë futur në depon të cilën ishte duke e ruajtur ai , por nuk dihet nëse është vjedhur diçka”, thuhet në njoftim.

Policia shton më tej se rasti është duke u hetuar./Telegrafi/

Exit mobile version