Telegrafi

Persona të panjohur ia vunë zjarrin një lokali në Leposaviq

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se person-a të panjohur i kanë dhënë zjarrin lokalit të tij në fshatin Dren të Leposaviqit.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ndërsa njësitë relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti në procedurë hetimore.

“Fsh. Dren, Leposaviq 09.03.2023-23:58. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur i kanë dhënë zjarrin lokalit të tij. Njësitë relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/