Telegrafi

Persona të panjohur hynë me forcë në një shkollë në Pejë

Ilustrim

Policia ke njoftuar se në fshatin Novosellë të komunës së Pejës, disa persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda objektit të shkollës dhe kanë dëmtuar disa ditarë të klasave dhe disa laptopë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas ankuesit ende nuk dihet nëse është vjedhur ndonjë gjë./Telegrafi/