Site icon Telegrafi

Persona të panjohur gjuajnë me armë zjarri në një shtëpi në Kamenicë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së saj.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 00:20 në Kamenicë.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së saj”, thuhet në raport.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version