Një person ka raportuar se derisa ka qenë me veturën e tij disa persona me veturën e tyre në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 02:30-03:30 në Prishtinë.
Tutje thuhet se rasti është cilësuar si “tentim-vrasje”, ndërkaq dy plumba janë qëlluar në drejtim të veturës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me automjetin e tij, person-a të panjohur me veturën e tyre në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, ku dy plumba i kanë qëlluar automjetin. Përveç dëmeve të shkaktuara, nuk ka të lënduar”, thuhet në raport.
Ndërkaq siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja. Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/