Gjashtë persona të mitur, nga të cilët dy kanë qenë 13- vjeçarë, nga një 15 dhe 16 vjeç si dhe dy të tjerë të moshës 17 vjeçare, kanë vjedhur dhjetëra motoçikleta në territorin e Manastirit. Nga MPB-ja informojnë se të miturit janë të akuzuar për 14 vepra penale “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë”.
“Të denoncuarit, në 14 raste, me përbërje të ndryshme të personave, në periudhën prej 11.04 deri më 14.08 në më shumë lokacione në Manastir – pjesën qendrore tv qytetit, vendbanimin Manastiri i Ri, hyrja e Manastirit, para shtëpive, në bodrume, hyrje të banesave, kanë vjedhur motoçikleta të prodhuesve të ndryshëm: “Jijing”, “Aprilia SR50”, “Gareli”, “Yamaha yz450″, prona të qytetarëve të Manastirit. Të denoncuarit, me aktet e vjedhjeve kanë shkaktuar dëm të përgjithshëm material prej 904.000 denarë”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/