Telegrafi

Persona të maskuar vjedhin 14 kompjuterë në Prishtinë, publikohen pamjet

Tre persona të maskuar kanë vjedhur 14 kompjuterë mëngjesin e sotëm në një internet kafe në Prishtinë.

Lokali “Aliens Gaming Center”, ka publikuar pamjet e momentit kur është kryer vjedhja, teksa ka lutur qytetarët të lajmërojnë nëse kanë ndonjë informatë, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, “Aliens Gaming Center” ka ofruar shpërblim për qytetarët që kanë ndonjë informacion.

“Sot rreth orës 6:00 të mëngjesit janë vjedhur në lokalin tonë (Lagje të spitalit, Rr. Muharrem Fejza) 14 kompjuterë, nëse dikush ka informacion rreth veturës, personave ose ngjarjes ju lutem na kontaktoni ( PASON SHPËRBLIMI ). Për këtë rast janë njoftuar edhe organet kompetente Policia”, thuhet në njoftim./Telegrafi/