Një person ka raportuar se dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës ia ka grabitur veturën, portofolin si dhe dy telefona celularë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 18:25, në Ferizaj.
Po ashtu, personat e panjohur kanë iku nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës ia kanë grabitur veturën, dy telefona celularë si dhe portofolin dhe të njëjtit kanë ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.
Po ashtu në raport bëhet e ditur se njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/