Telegrafi

Persona të armatosur tentojnë të grabisin një filial banke në Graçanicë

Foto: Ilustrim

Katër persona, tre prej tyre të armatosur me armë të gjata kishin shkuar të filiali i një banke dhe kishin tentuar të kryenin grabitje.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:40 në fshatin Preoc, Graçanicë.

Tutje në raport bëhet e ditur se të dyshuarit me një sëpatë dhe një çakan kishin dëmtuar derën e objektit të bankës dhe më pas janë larguar me veturë në rrugën magjistrale Prishtinë–Ferizaj.

“Është raportuar se katër persona të maskuar tre prej tyre të armatosur me armë të gjata me një veturë me targa vendore kishin shkuar te filiali i një banke dhe kishin tentuar të kryenin grabitje. Të dyshuarit me një sëpatë dhe një çakan kishin dëmtuar derën e objektit të bankës dhe më pas janë larguar me veturë në rrugën magjistrale Prishtinë–Ferizaj”, thuhet në raport.

Siç bëhet e ditur në raport, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë të cilat janë duke e hetuar rastin për të cilin rast është njoftuar edhe prokurori. /Telegrafi/