Lionel Messi është në një betejë ligjore me Barcelonën, pasi babai i tij u takua me Presidentin Josep Maria Bartomeu dhe të dy palët nuk pranojnë të negociojnë.
Fituesi i Topit të Artë ka qenë i lidhur me Interin, Juventusin, PSG-në dhe mbi të gjitha me Manchester Cityn.
Messi beson se ai tani është një ish-lojtar i Barcelonës, pasi ka një klauzolë në kontratën e tij që e lejon atë të largohet falas një vit para se të skadojë kontrata.
Klubi këmbëngul jo vetëm që nuk është e vërtetë, por gjithashtu se ekziston një klauzolë lirimi prej 700 milionë euro e cila është akoma e vlefshme, një pozicion i mbështetur nga La Liga.
Jorge Messi, babai dhe agjenti i Lionel, fluturoi nga Argjentina në Barcelonë për bisedime me Presidentin Bartomeun.
Sidoqoftë, sipas Football Espana, të dy palët janë të bindura se nuk do të lëshojnë pozicionin e tyre dhe as të negociojnë ndonjë marrëveshje.
Situata është gjithnjë e më e tensionuar dhe Jorge Messi u tha gazetarëve se është “e vështirë” për djalin e tij të mbetet në Camp Nou. /Telegrafi/