Spektakli i Big Brother VIP Albania 4 u bë edhe më dramatik me rikthimin e Jozit, por ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte mënyra se si ai u prit nga Loredana.
Pavarësisht lidhjes që kishin krijuar gjatë kohës që ishin në shtëpi, tensionet mes tyre ishin të dukshme që në momentin e parë të takimit.
Përshëndetja e tyre ishte e shpejtë dhe e ftohtë, duke lënë të habitur publikun dhe banorët e tjerë. Loredana nuk e priti Jozin në oborr, një veprim që tregoi qartë distancën emocionale mes tyre.
Në vend të saj, banori që shprehu gatishmëri për ta pritur ishte Aldo, duke i dhënë kështu një mesazh të nënkuptuar për raportin mes Loredanës dhe Jozit.
Ky reagim i Loredanës nuk ishte i papritur për ndjekësit e spektaklit. Pas daljes së Jozit, asaj i ishin transmetuar disa mesazhe që ai kishte thënë nga jashtë për të, gjë që e bëri të mos ishte më optimiste për lidhjen e tyre.
Në shenjë pakënaqësie, Loredana madje kishte hedhur unazën që kishte marrë dhuratë nga Jozi, duke lënë të kuptohet se për të, marrëdhënia mes tyre ishte mbyllur.
Ndërkohë, rikthimi i Jozit në shtëpi mund të sjellë zhvillime të reja dhe përplasje të mundshme. A do të ketë një përpjekje për sqarim mes tij dhe Loredanës, apo marrëdhënia e tyre ka përfunduar përfundimisht? Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim. /Telegrafi/