Telegrafi

Përshëndeti shoqen, babai saj provoi ta shtypte me makinë (Video)

Kona Kampbell që është mirëmbajtësi i deleve në një bazë të Zelandës së Re, është ndjekur nga një baba, i mllefosur që ia përshëndeti të bijën.

Çiklisti 21-vjeçar gati e pësoi keq, kur babai i shoqes së tij iu afrua me veturë dhe gati e shtypi, ndërsa u largua më pas duke përdorur fjalë të ndyta, transmeton Telegrafi.

“Mendoi se ia ngacmova të bijën, por unë e kam vetëm shoqe dhe gjithnjë e përshëndes”, ka thënë Kampbell, duke pranuar se rasti e la shumë të frikësuar.

Në anën tjetër, shikuesit e videos kanë thënë se mbi atë shofer duhet të ndërmerren masat e duhura, pasi sulmi ka mundur të ishte me pasoja. /Telegrafi/