Marrëveshja e njoftuar dje në mbrëmje për një samit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreano-verior, Kim Jong Un është një zhvillim pozitiv, u shpreh sot një zëdhënëse e diplomacisë e Bashkimit Evropian.
Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq e pyetur gjatë konferencës së përditshme për shtyp të Komisionit për këtë ndryshim të papritur diplomatik të Trump përshëndeti edhe zhvillimet e fundit pozitive në marrëdhëniet midis dy Koreve.
”Fakti që presidenti Trump është i hapur për të pranuar ftesën e Kim Jong Un për një samit përbën gjithashtu një zhvillim pozitiv”, shtoi ajo. /kp/Telegrafi/