Përfaqësuesja e lartë e punëve të jashtme dhe politikës së sigurisë së BE-së, Federica Mogherini, në lidhje me seancën përmbyllëse të marrëveshjes për fiqnjësi të mirë në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo ka shtuar se Qeveria e re është e përkushtuar në mënyrë aktive në zbatimin e reformave të dakorduara. Kjo është mundësia e vërtetë që vendi të bëj hapin e mirëfilltë përpara në rrugën drejt integrimeve evropiane.
“Na vjen mirë që është bërë një hap i rëndësishëm përpara veçanërisht në marrëdhëniet me fqinjët. E di se në Kuvend në Shkup, sot prezantohet marrëveshja e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë – hap ky që e përshëndesim. Do të doja gjithashtu ta përshëndes këtë frymë të konkretizimit, angazhimit dhe përkushtimit që e ka kjo Qeveri me planin e saj”, ka shtuar ndër të tjera Mogherini.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, pas seancës përmbyllëse të Komisionit kuvendor për politikë të jashtme në të cilën u prezantua Projekt – marrëveshja për marrëdhënie të mira fqinjësore me Republikën e Bullgarisë, tha se dëshira e qeverisë është që të nënshkruhet marrëveshja. Deri tani ka pasur bazë të shkëlqyer për marrëveshje në mes dy vendeve, ka thënë ndër të tjera ai. /Telegrafi/