Telegrafi

Përsëritet rasti ‘Kareli’ në Greqi, policia greke masakron për vdekje shqiptarin 28 vjeçar

Një ngjarje tronditëse është publikuar në rrjetet sociale nga një faqe e quajtur “Realiteti Shkodër News”.

Sipas saj, një 28-vjeçar nga fshati Rrile i Lezhës ka dalë i vdekur nga një rajon policie në Greqi, konkretisht nga “Kato Patisia”, ndërsa ngjarja është mbajtur e fshehur më shumë se 10 ditë.

Policia e ka dërguar Pëllumb Marinkolaj të vdekur në morgun e spitalit Erithros Stravros, Athinë duke deklaruar se i riu shqiptar ka rënë nga kati i katërt i godinës së rajonit, por miku i tij thotë se Pëllumbi kishte folur me të dhe i kishte thënë se do ta merrte menjëherë në telefon, telefonatë kjo që nuk erdhi kurrë./tema/