Telegrafi

Përsëritet goditja e Zidanes ndaj Materazzit, por sulmuesi meksikan i kërkon falje kundërshtarit pasi e gjakosi

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është përsëritur goditja e famshme që Zinedine Zidane i dha Marco Materazzit në finalen e Kupës së Botës në vitin 2006.

Ndeshja mes Cincinnatit dhe Sporting Kansas City ka qenë e jashtëzakonshme, ku u mbyll baras 3-3.

Megjithatë në minutën e 30-të ndodhi goditja ku sulmuesi meksikan i Kansas City, Alan Pulido e goditi me kokë në fytyrë mbrojtësin vendas Mosquera.

Gjyqtari kryesor menjëherë e ndëshkoi me karton të kuq sulmuesin meksikan, i cili nuk vonoi shumë dhe kërkoi falje.

Madje Pulido i kërkoi falje edhe mbrojtësit kundërshtar duke e përqafuar atë pas goditjes që i dha.

Gjithsesi vendimi i gjyqtarit për ta përjashtuar lojtarin mbeti në fuqi, derisa video në fjalë është bërë virale në rrjetet sociale. /Telegrafi/