Ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit gjatë natës, deri në mëngjes kanë hedhur 155 ton kripë në bulevardet dhe rrugët e qytetit, veçanërisht në vendet më kritike, me qëllim për të parandaluar paraqitjen e ngricave, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
Siç kumtoi Qyteti i Shkupit, ekipet e shërbimit janë në terren dhe pastrojnë borë dhe akullin nga rrugët dhe trotuaret, kurse kryetari i Qytetit Koce Trajanovski gjatë gjithë natës ishte në terren për ta ndjekur punën e ekipit.
‘Apelojmë deri te qytetarët, pronarët e objekteve dhe shtëpive që tu përmbahen detyrimeve ligjore për pastrimin e borës’, thonë nga Qyteti i Shkupit. /Telegrafi/