Site icon Telegrafi

Përsëri dridhet toka në Tiranë

Një tjetër tërmet u ndje në Tiranë, në orën 13:03 të ditës së enjte. Magnituda e tij ishte 3.5 dhe epiqendra 35 km në veriperëndim të Tiranës.

Lëkundjet vijnë pasi ditën e djeshme, në orën 11:01, një pjesë e territorit të Republikës së Shqipërisë u lëkund nga një tërmet me fuqi 6 ballë. Epiqendra ishte Gjiri i Lalzit, në zonën e Durrësit.

Fuqia e tërmetit u ndje shumë sidomos në Durrës dhe në Tiranë. /Telegrafi/

Exit mobile version