Nuk është tip juaji, mirëpo assesi të ndërprisni takimet me të. A ju tingëllon kjo gjë normale?
Së paku të gjitha një herë në jetë kemi pasur romancë me ndonjë mashkull, i cili në të vërtet edhe nuk na ka pëlqyer.
E po, a keni pyetur ndonjëherë përse femrat veprojnë kështu? Shkaqet kryesore janë këto.
Monotonia tani është e trishtueshme
Mirëpo atëherë vërtet nuk keni pasur punë më të mençur. Të gjitha miket tuaja kanë pasur partner dhe nuk kanë pasur kohë për t’u shoqëruar me ju, prandaj ai ju ka nevojitur për shoqërim. Ndonjëherë ka ditur të jetë jashtëzakonisht argëtues.
Frika nga vetmia
Si t’ia bëj nëse nuk gjej askënd dhe bëhem sikur njëra ndër ato zonjat e krisura që mbajnë në shtëpi mace? Ai përfundimisht nuk është zgjedhja më e keqe. Dhe është mirë të kesh dikë të cilin mund ta thërrisni pas një dite të lodhshme në punë për t’u shoqëruar, sepse është më mirë se të rrish në shtëpi, duke shikuar TV, në një depresion të butë dhe me dy qese çips, transmeton Telegrafi.
Ai është njeri i mirë
Kurrë nuk jeni e detyruar të brengoseni a ju gënjen, a ju tradhton, a ju shfrytëzon etj., sepse ai thjesht nuk është tip i tillë, ai është “njeri i mirë”.
Ora biologjike
Deri tani i keni caktuar vetes standarde të larta, të cilat ju kanë bërë t’ju dështojë çdo lidhje. Mirëpo, ora biologjike nuk është ndalur vetëm për shkak që keni kërkuar dikë i cili do t’ju kënaqë, prandaj kjo gjë ka filluar t’ju frikësojë.
Është i bukur
Do të ndiheshit e turpëruar t’ia prezantoni prindërve, mirëpo nuk mundeni t’i përballoni dukjes së tij. Të gjithë ne jemi nga gjaku dhe mishi, apo jo? Ndërkaq, edhe shkathtësitë e tij në krevat nuk mund të përshkruhen me fjalë.
Ndarja është e rëndë
Mirëpo, edhe më e rëndë është të humbësh kohën me dikë për të cilin e dini që nuk keni të ardhme të përbashkët, sepse në marrëdhënie të tillë humbni edhe nervat edhe kohën. /Telegrafi/