Ne jemi të sigurt se ylli i Barcelonës zgjohet çdo mëngjes duke u ndjerë i bekuar që e dashura e tij është Shakira, por a dëshiron ai të martohet me të?
Në rast se nuk e dinit, Shakira nuk është në të vërtetë e martuar me partnerin e saj prej shumë kohësh, Gerard Pique.
Këngëtarja është së bashku me futbollistin spanjoll për më shumë se dhjetë vjet dhe kanë dy fëmijë, Milan e Sasha.
Me vështrime të fshehta të jetës së tyre, ne kuptojmë pse shumë njerëz do të mendonin se çifti ka qenë i martuar gjatë gjithë kohës.
Shakira dhe Gerard janë më pak aktivë në krahasim me shumicën e çifteve të famshëm. Ata ndajnë fotot e tyre një herë në një kohë dhe marrëdhënia e tyre nuk është aq e përfolur përreth.
Shakira ka frikë nga martesa
Epo, këto ditë me Kim Kardashian dhe Kanye West të divorcuar pas gjashtë vjet martese, kush nuk do të kishte frikë nga martesa? Ne nuk jemi të sigurt se përse Shakira ndihet e tillë në lidhje me martesën, por në një intervistë ajo zbuloi, “Të them të drejtën martesa më frikëson”.
Duket sikur të dy kanë pasur gjithmonë një marrëveshje të qartë për natyrën e marrëdhënies së tyre.
Ata janë duke shijuar ndërtimin e një jete të përbashkët pa asnjë presion për t’u martuar.
Ajo dëshiron të shihet si e dashura e Pique
“Unë nuk dua që ai të më shikojë mua si gruan e tij. Unë do të preferoja që ai të më shihte si të dashurën e tij”, shtoi Shakira. /Telegrafi/