Telegrafi

“Përse po nxiton”, Princi Harry i zemëruar me William që e vuri në dyshim romancën e tij me Meghan Markle

Foto: Getty Images

Princi Harry thuhet se ishte shumë i zemëruar me Princin William pasi vuri në dyshim romancën e tij me Meghan Markle, saqë i tha vëllait të tij më të madh: “Kush dreqin mendon se je?”.

Pretendimi është bërë nga Christopher Andersen në librin e tij të ri që do të dalë të martën me titull: “Brothers and Wives: Inside the Private Lives of William, Kate, Harry, and Meghan”.

Në të, autori citoi një burim që pretendoi se ndodhi në shtator 2017 kur Harry, 37 vjeçar, la të kuptohej se do t’i propozonte të dashurës së tij amerikane, raportoi të hënën Page Six.

Princi William dhe Harry (Foto: Getty Images)

William, i cili është i dyti në radhën e fronit, më pas e pyeti vëllanë e tij: “Pse i nxiton gjërat?”.

Andersen shkroi se Harry ishte gjithashtu ‘i zemëruar që vëllai i tij po kërkonte në mënyrë aktive që të tjerët të ndërhynin në punët e tij personale”’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Princi Harry

William, 39 vjeçar, dyshohet se kontaktoi xhaxhain e tyre, Earl Charles Spencer, dhe shprehu shqetësimet e tij për ecurinë e shpejtë të marrëdhënies së Harryt.

Princi William dhe Kate Middleton (Foto: AP)

Christopher vuri në dukje se William, i cili mund të jetë ‘shumë i ashpër’, dyshohet se kishte frikë se ish-aktorja amerikane ishte ‘një oportuniste’.

Duka dhe Dukesha e Sussexit u martuan në vitin 2019, ndërsa tani kanë bashkë dy fëmijë: një djalë, Archie dhe vajzën Lilibet.

Princi Harry dhe Meghan mirëpritën vajzën e tyre, Lilibet Diana Mountbatten-Windsor, më 4 qershor të këtij viti. /Telegrafi/

Princi William, Harry dhe Meghan Markle (Foto: Getty Images)